Sfida e Turqisë ndaj Shteteve të Bashkuara lidhur me sistemin rus e mbrojtjes raketore, sot u pa më qartë se çdo herë tjetër: Sistemi S-400 mbërriti në bazën ajrore Murted pranë Ankarasë, duke vulosur kështu zgjedhjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, pavarësisht presioneve të Amerikës.