Qeveria turke po përgatitet seriozisht për tu përballur me një tërmet të fuqishëm në Stamboll. Deklarata e ministrit të brendshëm Sulejman Soylu për CNN turk ishte frikësuese: Ne presim që Stambollin ta godasë një tërmet i magnitudës 7.5 sipas shkallës rihter. Po punojmë seriozisht për gjasat e një skenari të tillë”, tha Soylu i cituar njëkohësisht edhe nga Al Jazeera.