Nëse e dashura juaj ndodhet larg dhe ju mungojnë puthjet e saj një zgjidhje teknologjike ju vjen në ndihmë. “Kissenger”, një robot me pjesëza buzësh sintetike, premton të rikthejë pasionin në lidhjet në distancë mes çifteve. Pajisja e çuditshme lidhet përmes valëve të telefonit me pajisjen e partneres suaj kudo përrreth globit dhe do t’u përshtatet lëvizjeve të buzëve që ju bëni në kohë reale.