Pro dhe kundër vaksinës/ Shtohen zërat pro bërjes së vaksinës anticovid
14/01/2021 15:34

Ndërkohë që vaksinimi i stafeve mjekësore vazhdon, opinion është i ndarë në dy grupe, ata që duan ta kryejnë vaksinën dhe mezi presin t’u vijë radha, dhe të tjerët që kanë pasiguri dhe mosbesim në këtë proces. “Patjetër që do ta bëj. Mezi po pres të më vijë radha. Për vetëmbrojtje. Jam 70 vjeç. Lajmet për vaksinimin janë kontradiktore, por unë prirem të dëgjoj, ato që janë pozitive”, thotë një qytetar. “Me dyshim e kam për ta bërë. Kam dëgjuar që mund të të bëjë keq. Ne nuk e dimë se çfarë vaksine është njëherë. Megjithëse pamë mjekë që vaksinoheshin, prapë nuk jemi të bindur. Këtu tek ne ka lloj-lloj manipulimi, në shëndetësi e kudo“, thotë një tjetër. “Ta shikoj, se unë jam alergjike, dhe do të konsultohem me mjekun tim. “ “Ne jemi mbi 85 vjeç. Varet se si do të na vijë radha. Patjetër që do ta bëjmë vaksinën, sepse për ne nuk ka rëndësi, nëse ka apo jo pasoja. Edhe pa I parë mjekët, unë do të vaksinohem. “ Nuk e kam vënë ndonjëherë në diskutim bërjen e vaksinës. “Nuk më jep besim. Plus që e kam kaluar Kovidin, pse duhet ta bëj. Ama për hir të studimeve jashtë unë do ta bëja vaksinën.” “Për aq kohë sa I ka kaluar disa faza pilotimi dhe ka dhënë rezultate të mira, patjetër që do bërë. Nuk besoj të bëhen eksperimente me popullatën. Ato që thonë doktorët duhen marrë të mirëqena, pasi kemi doktorë shumë të mirë. “

Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00
Top News- Kapet 41-vjeçari në Barcelonë, i dënuar dhe akuzuar për krime kundër personit
08/11 17:30
Top News- “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”, fjalët që çuan mësuesin në burg
08/11 17:07
Top Channel/ Buxheti për bashkitë më 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 që do të shkrihen
08/11 15:05
Top Channel/ Bujqësia, “tkurren” subvencionet/Rriten fondet për administratën dhe ulen për fermerët
08/11 15:02
Top Channel/ Helmimi në Vlorë dyshohet nga uji/ 7 fëmijë ende në spital, analizat tregojnë për…
08/11 14:50
Top Channel/ Zjarr në një godinë pranë lagunës së Nartës, flakët rrezikojnë pyllin me pisha
08/11 14:46