Presidenti kinez vizitë dy ditore në Athinë
11/11/2019 20:03

Vizita dy ditore e presidentit kinez, Xhin Pin, ka filluar me vendosjen e një kurore lulesh pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur, para parlamentit. Pak më vonë ai është pritur nga homologu i tij grek, Prokopis Pavlopoulos dhe në vazhdim nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili në konferencën e përbashkët ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe sidomos atyre ekonomike, me finalizimin e zgjerimit të investimit gjigant kinez COSCO, në portin e Pireut. “Synimi ynë është i ndërsjellë, që Pireu të mos bëhet vetëm porti më i madh në Mesdhe, por pse jo, edhe porti më i madh në Europë. Mbi të gjitha tashmë është duke u bërë qendra më e rëndësishme e tranzitit midis Evropës dhe Lindjes së Largët”, ka thënë kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Sipas kreut të qeverisë, Greqia po zgjeron marrëdhëniet me Kinën në një moment kur ajo po rifiton rolin e liderit në rajon. Mitsotakis iu referua edhe rëndësisë së 16 marrëveshjeve dhe memorandumeve që nënshkruajnë dy palët në fushat e ekonomisë, teknologjisë, telekomunikimit, turizmit, kulturës dhe disa çështjeve juridike në fushën e agrobiznesit. “Unë jam i sigurt që do të bëjmë maksimumin me komisionin e përbashkët të ekonomisë dhe tregtisë dhe të zgjerojmë vazhdimisht tregtinë në dy drejtime dhe investime të ndërsjella duke emetuar potencialin tone në sektorët e energjisë, transportit dhe bashkëpunimit financiar”, ka thënë presidenti kinez, Xi Jinping. Presidenti kinez që shpeshherë ju referua filozofëve grekë të lashtësisë ka përshëndetur hapjen e bankave kineze në Greqi dhe rëndësisë së forcimit të fluksit të turistëve kinezë në vend. Kinezët që po përdorin Greqinë si një porte hyrje në zonën e BE-së shohin me interes një seri investimesh. Vetëm në pesë vitet e fundit mbi 7.000 kinezë sipas një ligji të ri kanë përfituar të ashtuquajturën “Vizë e artë”, duke marrë një leje të veçantë qëndrimi për vendet e BE, pasi kanë blerë pasuri të patundshme me vlerë mbi 250.000 euro.

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB