Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar t’i shesin disa lloje armësh vendit të tij, por presidentin filipinas kjo nuk e shqetëson aspak. “Obama të shkojë në djall”, tha Rodrigo Duterte, duke i hedhur sërish benzinë zjarrit të polemikave me Amerikën. “Nuk më intereson se ç’bën Uashingtoni, sepse këto armatime unë mund t’i ble fare mirë nga Rusia dhe Kina”.