Tre pinguinë afrikanë të akuariumit të Florida në SHBA, kanë bërë një vizitë në finalen e famshme të futbollit amerikan Super Bowl që po zhvillohet në qendër të Tampa. Pinguinët pozuan me trofeun e Vince Lombardy dhe shëtitën para stadiumit, ku nesër do të ndeshen skuadrat Tampa Bay Buccaneers me Kansas City.