Përse nuk publikohet raporti për ndërhyrjen ruse në Britani?
12/11/2019 20:02

Është “e pashpjegueshme dhe e turpshme” që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk e ka publikuar ende raportin për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në politikat britanike, tha në një intervistë për BBC-në Hillary Clinton, ish-kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara. Raporti e ka lejen zyrtare, por nuk do të publikohet deri pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Britani. “Çdo person që voton në këtë vend, e meriton ta shohë këtë raport përpara zgjedhjeve”, u shpreh ish zonja e parë e Amerikës. Raporti nga Komiteti i Inteligjencës dhe Sigurisë i Parlamentit britanik analizon veprimtarinë ruse në demokracinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ai përfshin pretendime për spiunazh dhe ndërhyrje në zgjedhje. Dokumenti përmban prova nga shërbimet e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me përpjekjet e fshehta ruse për të ndikuar në rezultatin e referendumit për Bashkimin Europian në 2016 dhe të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Edhe pse raporti është hartuar në muajin mars dhe I është dërguar qeverisë britanike në 17 tetor, drita jeshile për publikimin e tij nuk është dhënë ende dhe kjo nuk do të ndodhë deri pas ditës së zgjedhjeve, më 12 dhjetor. Emily Thornberry, nga Partia opozitare Laburiste, tha se vendimi për të mos e publikuar raportin para zgjedhjeve të përgjithshme “është i motivuar politikisht”. Duke folur në Parlament, javën e kaluar, ajo tha se raporti mund të ngrejë pyetje për lidhjet midis Rusisë, daljes së Britanisë nga BE-ja dhe udhëheqjes Konservatorëve që kanë pushtetin në Britani.

Top Channel/ NATO në alarm, dronët rusë mbi Rumani, ngrihen avionët luftarakë
13/09 23:11
Top News – Motivet e vrasjes së Charlie Kirk. Hetimet e FBI, autori bashkëjetonte me një transgjinor
13/09 22:50
Top Channel/ Ukrainës i duhen 120 mld $ për të luftuar rusët
13/09 22:31
Top Channel/ Dhunë në protestat kundër emigrantëve në Londër
13/09 22:12
Top News – Trump urdhëron Orban-in: ‘Mos bli më naftën ruse! Vendosi sanksione Kinës’
13/09 21:00
Top News – Ekzekutoi Charlie Kirk. Autori i dyshuar rrezikon dënimin me vd*kje
13/09 20:40
Top News – ‘NATO të godasë Kinën’. Trump – Bëni si them unë, të mbyll luftë në Ukrainë’
13/09 20:20
Top Channel/ Asambleja e OKB-së pro shtetit palestinez, Izraeli kundër: Shqipëria abstenon!
13/09 15:02
Top News – ‘Putin testoi NATO-n mbi Poloni’. Ish këshilltari i Trump: Perëndimi u kap i pa përgatitur
13/09 14:57
Top News – Mossad refuzoi misionin në Katar. Netanjahu u detyrua që të përdorë ushtrinë
13/09 14:56
Top Channel/ “Nuk e keni idenë se cfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk: Tani fillon “lufta”!
13/09 14:55
Top News- Siria negociata me Izraelin/ Bisedime për garanci sigurie nga Tel Avivi
13/09 14:42
Top News- Përshkallëzimi i sulmeve izraelite/ Mbi 250 mijë persona të tjerë largohen nga Gaza
13/09 13:37
Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
13/09 11:59
Top Channel/ Qëlloi mbi Charlie Kirk: Kush është 22 vjeçari “i sjellshëm”,“i adhuruar” nga mësuesit!
13/09 11:56
Top Channel/ Tërmet 7.4 në Rusi, panik mes popullsisë-Lëshohet paralajmërim për tsunami!
13/09 11:35
Top News- ‘Roja Lindore’, NATO nis operacionin/ Masat pasi u shkel hapësira ajrore polake nga Rusia
13/09 10:31
Top News – Eliminimi tragjik i Charlie Kirk/ E veja e konservatorit mban një fjalim prekës
13/09 10:29
Top News – Tërmeti shkund lindjen e Rusisë/ Lëshohet paralajmërim për cunami në Paqësor
13/09 10:27
Top Channel/ Nato aktivizon “Rojën Lindore”, Sekretari m Rutte: Një mesazh Rusisë
12/09 23:07