Përmbytjet në Venecia; qyteti mbetet në alarm të kuq!
16/11/2019 18:47

Venecia vazhdon të mbetet në alarm të kuq me më shumë përmbytje dhe erëra të forta të parashikuara për këtë fundjavë, pasi një baticë e jashtëzakonshme pushtoi kanalet e qytetit, ku autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Kryebashkiaku Luigi Brugnaro, urdhëroi mbylljen e sheshit të Shën Markut të premten, ndërkohë që niveli i rritur i ujit dhe era e fortë u përplasën mbi rajon. Niveli i ujit arriti në 1.54 metra thellësi, pak para mesdite, më i ulët nga ai i regjistruar të martën, por mbetet ende i rrezikshëm. “Jam i detyruar të mbyll sheshin për të evituar rreziqet e shëndetit për qytetarët…një katastrofë”, tha Brunjaro. Pasdite, sheshi u rihap, ndërsa niveli i ujit u reduktua. Por, autoritetet e mbrojtjes civile paralajmërojnë për rrezikun e përmbytjeve të reja në rajonin e Venecias, të shtunën dhe në vijim. Kishat, dyqanet dhe shtëpitë në qytetin e mbrojtur nga UNESCO janë përmbytur me nivelin e ujit që të martën shënoi nivelin më të lartë në gjysmë shekulli. “Venecia është gjunjëzuar”, tha Brunjaro “po flas për miliarda euro dëme.” Kriza ka bërë që qeveria të akordojë një fond prej 20 milionë eurosh për të përballuar situatën ndërkohë që riparimi i dëmeve në qytet, do të jetë një sipërmarrje gjigante. Shumëkush, përfshirë kryebashkiakun e venecias, kanë fajësuar ngrohjen globale për përmbytjen dhe kanë paralajmëruar se qyteti i ekspozuar ndaj katastrofave natyrore duhet të zgjohet dhe të përballet me rreziqet. Serenissima, siç quhet qyteti pluskues, ka 50 mijë banorë por pret çdo vit 36 milionë vizitorë nga e gjithë bota. Një projekt masiv infrastrukture, i quajtur MOSE, ka nisur që nga 2003 për të mbrojtur qytetin, por ai është shoqëruar me ezaurim fondesh, skandale korrupsioni dhe vonesa.

Top Channel/ Studentja lind fëmijën në tualetin e konviktit!E hedh në kosh: Pasi e lava e mbulova…
03/05 23:04
Top Channel/ Izraeli, 1 javë kohë Hamasit! Nëse s’arrihet marrëveshja, Tel Avivi do sulmojë në Rafah
03/05 23:03
Top Channel/ Pamje të rënda në Indonezi! Uji bllokon njerëzit, situatë e vështirë pas përmbytjeve
03/05 23:02
Top News/ “Stop turizmit”, japonezët të mërzitur me sjelljet e vizitorëve. Bllokojnë pamjen e malit
03/05 23:00
Top Channel/ Vendosja e trupave të NATO-s në Ukrainë, sekretari britanik: Përshkallëzimi…
03/05 22:45
Top News/ Pranvera mbërrin herët në Suedi, vendi nordik shënon rekord të ri
03/05 22:42
Top News/ Inteligjenca norvegjeze ngre alarmin: Baza më e madhe detare në rrezik nga Rusia
03/05 22:04
Top Channel/ Huthi kërcënon hapur Izraelin: Do të godasim anijet kudo që rrezet e armatimeve arrijnë
03/05 21:50
Top Channel/ Shpërthen në flakë fabrika që prodhon raketa për Ukrainën në Berlin! Tymi, vdekjeprurës
03/05 21:47
Top Channel/ Ndalimi i tregtisë me Izraelin, Erdogan: Durimi ka përfunduar, koha për veprim
03/05 20:09
Top Channel/Kostot e protestave për Biden,përshkallëzohen tubimet e studentëve kundër luftës në Gaza
03/05 19:56
Top Channel/ Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni… A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?
03/05 19:43
Top Channel/ Nxehet gara hapësinore! Kina misionin hënor, a do realizohet ëndrra e e Xi Jinping?
03/05 19:41
Top Channel/ Rusia dy sulme brenda ditës në Ukrainë, Zvicra tenton t’i ulë në një tryezë paqeje
03/05 19:38
Top Channel/ Gjyqi ndaj Trump, ja SKEMA e avokatëve për të sulmuar dëshmitarin
03/05 19:36
Top Channel/ Studentët ‘pushtojnë’ universitetet, policia i nxjerr jashtë gjatë protestave në Francë
03/05 19:34
Top Channel/ Ç’po ndodh në Niger? Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane: Ata po përdorin…
03/05 19:09
Top Channel/ Kina nis për herë të parë një sondë në hënë, misioni i parë mostërmbledhës
03/05 17:33
Top News/ Ukraina të godasë objektiva në Rusi! Britania është pro: Ta bëjë me armët tona
03/05 15:37
Top News/ Italia dërgon SAMP-T në Ukrainë / Sistemi i mbrojtjes ajrore që i nevojitet shumë Kievit
03/05 15:13