Top Channel/ Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni… A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?
03/05/2024 19:43

Një skandal korrupsioni i përqendruar në akuzat kundër zëvendësministrit rus të Mbrojtjes ka shkaktuar habi dhe spekulime nga vëzhgues të afërt të elitës së Rusisë. Komiteti Hetues i Rusisë së fundmi ka njoftuar për arrestimin e Timur Ivanov, aleatit të ngushtë të Ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, nën dyshime për marrje ryshfeti. Bëhet e ditur se ai do të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në qershor dhe nën akuzat “për marrje ryshfeti në shkallë të madhe” mund të përballet me 15 vjet burg, shkruan yahoonews. Në lidhje me rastin janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, duke përfshirë biznesmenin Alexander Fomin. Ky rast vjen pas viteve punë nga Fondacioni Kundër Korrupsionit i liderit të ndjerë opozitar, Alexei Navalny. Hetimi ka bërë që të ngriten spekulime të ndryshme pasi Ivanov mund të përballet me akuza për tradhti shtetërore. Shumë vëzhgues pajtohen se problemet ligjore të zëvendësministrit mund të lënë të nënkuptohet për një të ardhme të pasigurt të shefit të tij, Shoigu. E dënimi i tij mund të tregojë përçarje midis “klaneve” të elitës ruse. Pozicioni i Shoigu si Ministër i Mbrojtjes ishte në rrezik edhe në fund të vitit 2022, pas disa kundërofensivave të suksesshme ukrainase. Dështimet gjatë asaj kohe shkaktuan kritika edhe nga kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin. Por, pas vdekjes së tij, revolta ishte jetëshkurtër dhe Shoigu vazhdoi të jetë pjesë e ushtrisë ruse. Deri më tani, ministri ka heshtur për skandalin, por ai zyrtarisht e shkarkoi Ivanovin një ditë pasi arrestimit të tij. Putin së shpejti do të pranojë mandatin e pestë presidencial kur edhe do të riorganizojë qeverinë, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon. Por, skandalet ruse thuhet të jenë shenjë se edhe lufta në Ukrainë nuk po shkon sipas planit. Pamjet: AFP

Top News – ‘Kali i Trojës’ brenda Binance. Si e mashtruan koreano-veriorët kompaninë e kriptove
05/11 11:12
Top News – ‘Ju shkatërroj po më hetuat’. Trump kërcënon demokratët pas humbjes në zgjedhje
05/11 10:27
Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47