Top Channel/ Kina nis për herë të parë një sondë në hënë, misioni i parë mostërmbledhës
03/05/2024 17:33

Kina lëshoi këtë të premte një sondë në Hënë me qëllim mbledhjen e mostrave nga pjesë të largëta të Hënës, e para e këtij lloji, duke shtyrë kështu më tej programin ambicioz të Pekinit për të dërguar një mision me ekuipazh në Hënë deri në vitin 2030. Raketa që mbante sondën hënore Chang'e-6 u lëshua nga Qendra e Hapësirës, Uencan në provincën Hainan. Sonda Chang'e-6 synon të mbledhë rreth 2 kilogramë mostra hënore nga pjesë të largëta të Hënës me qëllim që t’i sjellë në Tokë për analiza të mëtejshme. Media shtetërore, Shinua, tha se ky është “misioni i parë i këtij lloji në historinë e eksplorimit të Hënës nga njeriu” dhe pritet të zgjasë për 53 ditë. Sipas projektuesve kinezë, bëhet fjalë për një mision të ndërlikuar, ndërsa sonda pritet të zbarkojë në Pellgun Aitken në polin jugor, që është një prej kratereve më të mëdha të ndikimit në sistemin diellor. Me të arritur atje, sonda kryejë eksperimente në zonën e zbarkimit dhe do të marrë mostra shkëmbinjsh, të cilat më pas nga Hëna do t’i nisë sërish në Tokë. Uashingtoni nga ana e tij e konsideron këtë lëvizje në hapësirë një përpjekje të Pekinit për të pasur një dominim në hapësirë, ndërsa përdoret si mbulesë për synime ushtarake. Shtetet e Bashkuara po ashtu po planifikojnë të rivendosin astronautë në Hënë deri në vitin 2026 me misionin e tyre Artemis 3.

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46