Përmbytjet në Venecia; qyteti mbetet në alarm të kuq!
16/11/2019 18:47

Venecia vazhdon të mbetet në alarm të kuq me më shumë përmbytje dhe erëra të forta të parashikuara për këtë fundjavë, pasi një baticë e jashtëzakonshme pushtoi kanalet e qytetit, ku autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Kryebashkiaku Luigi Brugnaro, urdhëroi mbylljen e sheshit të Shën Markut të premten, ndërkohë që niveli i rritur i ujit dhe era e fortë u përplasën mbi rajon. Niveli i ujit arriti në 1.54 metra thellësi, pak para mesdite, më i ulët nga ai i regjistruar të martën, por mbetet ende i rrezikshëm. “Jam i detyruar të mbyll sheshin për të evituar rreziqet e shëndetit për qytetarët…një katastrofë”, tha Brunjaro. Pasdite, sheshi u rihap, ndërsa niveli i ujit u reduktua. Por, autoritetet e mbrojtjes civile paralajmërojnë për rrezikun e përmbytjeve të reja në rajonin e Venecias, të shtunën dhe në vijim. Kishat, dyqanet dhe shtëpitë në qytetin e mbrojtur nga UNESCO janë përmbytur me nivelin e ujit që të martën shënoi nivelin më të lartë në gjysmë shekulli. “Venecia është gjunjëzuar”, tha Brunjaro “po flas për miliarda euro dëme.” Kriza ka bërë që qeveria të akordojë një fond prej 20 milionë eurosh për të përballuar situatën ndërkohë që riparimi i dëmeve në qytet, do të jetë një sipërmarrje gjigante. Shumëkush, përfshirë kryebashkiakun e venecias, kanë fajësuar ngrohjen globale për përmbytjen dhe kanë paralajmëruar se qyteti i ekspozuar ndaj katastrofave natyrore duhet të zgjohet dhe të përballet me rreziqet. Serenissima, siç quhet qyteti pluskues, ka 50 mijë banorë por pret çdo vit 36 milionë vizitorë nga e gjithë bota. Një projekt masiv infrastrukture, i quajtur MOSE, ka nisur që nga 2003 për të mbrojtur qytetin, por ai është shoqëruar me ezaurim fondesh, skandale korrupsioni dhe vonesa.

Top Channel/ NATO në alarm, dronët rusë mbi Rumani, ngrihen avionët luftarakë
13/09 23:11
Top News – Motivet e vrasjes së Charlie Kirk. Hetimet e FBI, autori bashkëjetonte me një transgjinor
13/09 22:50
Top Channel/ Ukrainës i duhen 120 mld $ për të luftuar rusët
13/09 22:31
Top Channel/ Dhunë në protestat kundër emigrantëve në Londër
13/09 22:12
Top News – Trump urdhëron Orban-in: ‘Mos bli më naftën ruse! Vendosi sanksione Kinës’
13/09 21:00
Top News – Ekzekutoi Charlie Kirk. Autori i dyshuar rrezikon dënimin me vd*kje
13/09 20:40
Top News – ‘NATO të godasë Kinën’. Trump – Bëni si them unë, të mbyll luftë në Ukrainë’
13/09 20:20
Top Channel/ Asambleja e OKB-së pro shtetit palestinez, Izraeli kundër: Shqipëria abstenon!
13/09 15:02
Top News – ‘Putin testoi NATO-n mbi Poloni’. Ish këshilltari i Trump: Perëndimi u kap i pa përgatitur
13/09 14:57
Top News – Mossad refuzoi misionin në Katar. Netanjahu u detyrua që të përdorë ushtrinë
13/09 14:56
Top Channel/ “Nuk e keni idenë se cfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk: Tani fillon “lufta”!
13/09 14:55
Top News- Siria negociata me Izraelin/ Bisedime për garanci sigurie nga Tel Avivi
13/09 14:42
Top News- Përshkallëzimi i sulmeve izraelite/ Mbi 250 mijë persona të tjerë largohen nga Gaza
13/09 13:37
Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
13/09 11:59
Top Channel/ Qëlloi mbi Charlie Kirk: Kush është 22 vjeçari “i sjellshëm”,“i adhuruar” nga mësuesit!
13/09 11:56
Top Channel/ Tërmet 7.4 në Rusi, panik mes popullsisë-Lëshohet paralajmërim për tsunami!
13/09 11:35
Top News- ‘Roja Lindore’, NATO nis operacionin/ Masat pasi u shkel hapësira ajrore polake nga Rusia
13/09 10:31
Top News – Eliminimi tragjik i Charlie Kirk/ E veja e konservatorit mban një fjalim prekës
13/09 10:29
Top News – Tërmeti shkund lindjen e Rusisë/ Lëshohet paralajmërim për cunami në Paqësor
13/09 10:27
Top Channel/ Nato aktivizon “Rojën Lindore”, Sekretari m Rutte: Një mesazh Rusisë
12/09 23:07