Përçahet opozita për numëruesit/ PDIU sherr me LSI: Nuk do të numëroni votat tona, s’kemi besim
01/04/2021 12:19

Koalicioni opozitar ka dhënë shenjat e para të mosbesimit, kur na ndajnë 23 ditë nga zgjedhjet parlamentare të prillit. Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuesit e LSI-së dhe PDIU-së debatuan ndërmjet tyre se cilës prej partive i takon numëruesi i katërt i votave. Duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2017, PDIU pretendoi se numëruesi i katërt në grupet e numërimit të votave duhet të ndahej me short me LSI pasi të dyja partitë ishin forca opozitare. Por, përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj u shpreh kundër duke ngritur si pretendim se vetë PDIU nuk ka listën e vetë të kandidatëve në fletën e votimit pasi është nën siglën e Partisë Demokratike. “Nuk e kuptoj qëndrimin e LSI-se, ligji e ka të përcaktuar qartë kujt i takon numëruesi”, u shpreh Shkëlqim Sulo, përfaqësues i PDIU”. “Këtu në fletën e votimit ne nuk do të shohim siglën e PDIU-së. Çfarë do të numëroi numëruesi i PDIU-së. Siglat e tjerë?! Çfarë do të garantojë numëruesi i PDIU-së?! Votat e LSI-së?! Votat e PSD-së?! votat e PS-së?! Ja është logjikë e thjeshtë”, u shpreh Kaziaj. Argumentet e përdorura nga përfaqësuesi i LSI-së duket se e bindën kryekomisionerin, Ilirjan Celibashi, i cili vendosi që këtë numërues ta marrë LSI. Ne baze te vendimit ne zgjedhjet parlamentare nga katër numërues votash që do të ketë një tavolinë, 2 janë të PS-së, një të PD-së një të LSI-së.

Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59
Top Channel/ Protesta e PD-së, demokratët marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë
07/11 13:53
Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20