Pallati në rrezik nga rrëshqitja/ Në Gjirokastër banorët kalojnë natën me frikë
08/01/2021 12:23

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar sërish probleme pranë pallatit 5-katësh në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër i njohur tashmë prej ngjarjes së tre viteve më parë ku këtu u shënua një rrëshqitje masive shumë pranë pallatit. Reshjet e ditëve të fundit kanë riaktivizuar çarjet duke i zgjeruar ato me 10 cm si dhe kanë rrëzuar një mur gjatësor që mbronte një vilë pranë këtij pallati. Çarjet prekin një gjatësi më shumë se katër metra ndërsa vlerësimet paraprake konfirmojnë se risku është riaktivizuar. Për këtë territor asnjëherë nuk është marrë një masë siç është premtuar. Ka një projekt që u realizua pas një vletësimi të gjeologëve por që ende nuk ka marrë financim, ndërsa 15 familjet që jetojnë këtu kërkojnë zgjidhje emergjente pasi edhe situata duket se është emergjente. “ Kjo çdo vit ka ikur nga pak por sivjet që kanë rënë shumë shira ka ikur shumë. Shikoni si është bërë. A u shpall ky pallat i pabanueshëm? Po i nxorën një herë njerëzit jashtë por unë isha në Greqi atëherë, pastaj nuk kishin ku shkonin e erdhën prapë por kemi qenë të ndërgjegjahëm për rrezikun gjatë gjithë kohës. Jam çuar shumë herë natën për të parë ç’bëhej.” “ E gërmoi ajo poshtë dhe rrëshqet tani. Preu kokën e shtëpisë ajo, i preu shtufit drejtimin. I thashë djalit të shkonte të shihte ç’bëhej atje por i kishin dhënë leje. Çtë bëjmë ku të vemi e kaluam natën me frikë” “Kam 25 vjet këtu dhe ka shkarë tre herë, në 2000, në 2018 dhe tani dhe jemi lënë në mëshirë të fatit.” “Në fillim kur pati probleme pallati na u tha që nuk ka rrezikshmëri dhe ne kemi qëndruar. Vajti tre vjet që këtu nuk është bërë asnjë investim i vogël.” Aktualisht kanë ardhur për të monitoruar situatën autoritetet vendore dhe një ekip inxhinierësh nga bashkia. Situata sipas tyre nuk vlerësohet e rrezikshme sepse në rrafshin e rrëshqitjes gjenden vetëm pjesë sipërfaqësore të shtufit megjithatë banorët pretendojnë për një rrezik të lartë pasi rrëshqitja po avancon dita-ditës. Prefekti i Qarkut Odise Kote: “Presim të marrë mbështetje një projekt i madh që do të stabilizonte gjithë kodrën dhe kjo nuk mbulohet me fonde vendore. Nëse nuk do të kishte rrezik nuk do ishim këtu. Por për momentin specialistët thonë së banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi” Kryetari i bashkisë Flamur Golemi: “Kjo është një situatë e mbartur dhe i bie qytetarëve të paguajnë gabimet e së kaluarës. Po presim përgjigje nga emergjencat kombëtare. Për momentin situata është nën monitorim” Nuk pritet për momentin një evakuim i banorëve megjithatë vijon të flitet për një projekt investimi kapital që nuk është në kompetencat vendore.

Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12