OPEK, karteli i prodhuesve të naftës, arriti një marrëveshje paraprake për të reduktuar prodhimin e arit të zi për herë të parë pas 8 vitesh dhe kjo ka bërë që çmimi i naftës bruto të nisë të rritet. Vendet kryesore që eksportojnë naftë ranë dakord për këtë gjatë bisedimeve në Algjeri, në përpjekje për të qetësuar frikën nga mbifurnizimi i tregut.