Dy ditë para zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi platformën për drejtimin e partisë në Fier, Patos, Mallakastër dhe Kamëz. Basha tha se Partia Demokratike duhet të jetë e gatshme të përballet me një maxhorancë që nuk mban premtimet që u ka bërë qytetarëve.