Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, e nisi fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me një homazh dedikuar ambasadorit që humbi jetën në Bengazi të Libisë, më 11 shtator. Ai tha se “e ardhmja jonë duhet të përcaktohet nga njerëz si Kristofer Stevens dhe jo nga vrasësit e tij”.