Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare njeriu më i shkurtër në botë!
18/01/2020 16:58

Burri me i shkurtër në botë nuk ka arritur të jetojë më shumë se 27 vite. Nepalezi Khagendra Thapa Magar, i cili ishte vetëm 67.08 centimetra i gjatë, vdiq prej komplikacioneve nga pneumonia. “ Kishte kohë që hynte e dilte nga spitali, por këtë radhë, i ishte prekur dhe zemra. Nuk ia doli dot”, tha i vëllai për AFP-në. Magar u shpall për herë të parë në 2010-tën si burri më i shkurtër në botë, pak pas ditëlindjes së tij të 18-të. Por titullin do ta humbiste më vonë për shkak të një tjetër nepalezi, Chandra Bahadur Dangi, që ishte vetëm 54.6 centimetra. Vetëm pas vdekjes së Dangit në 2015-tën, arriti ta rifitonte sërish statusin e tij. “Kur lindi, ishte aq i vogël sa mund ta mbaje në pëllëmbën e dorës. Ishte shumë e vështirë ta laje, sepse ishte aq i vogël”, thotë i ati Roop Bahadur. Si mbajtës i rekordit Guinness për burrin më të shkurtër në botë që mund të ecë, 27-vjeçari udhëtoi në më shumë se një duzinë vendesh nëpër botë e është thirrur në mjaft programe televizive në Europë e Shtetet e Bashkuara. “Na erdhi tmerrësisht keq kur mësuam se Khagendra nuk është më me ne”, tha Craig Glenday, kryeredaktor i rekordeve botërore Guinness. “Jeta mund të jetë shumë sfiduese kur je vetëm 6 kilogramë, dhe nuk e gjen dot vendin tënd në një botë të ndërtuar për njerëz me të tjera përmasa. Por Khagendra padyshim nuk e la trupin e tij të vogël që ta pengonte për të pasur një jetë të mirë”, ka shtuar ai. Magar ishte kthyer në fytyrën zyrtare të fushatës nepaleze të turizmit, që e përshkruante si njeriun më të vogël në botë me shtëpinë në majën më të lartë të globit, në malin Everest.

Top News/ Zelensky shpallet në kërkim, Moska kërkon arrestimin e Presidentit ukrainas
04/05 17:10
Top News/ “Gjermania e Franca kundër Kosovës”, Knaus-s’do lejojnë anëtarësimin në KiE
04/05 16:48
Top News/ Stërvitjet e NATO-s/ Rusia akuzon aleancën- Po përgatitet për konflikt
04/05 16:06
Top Channel/ Steadfast Defender, Rusia: NATO po përgatitet për konflikt me ne!
04/05 15:06
Top News/ Dronë rus mbi Ukrainën, plagosen gjashtë persona, mes të cilëve dhe fëmijë
04/05 15:04
Top Channel/ Ukraina rrezikon përshkallëzimin, Rusia: Kemi rrëzuar raketa amerikane në Krime!
04/05 14:47
Top Channel/ Gjermania “tradhton” Kosovën: Do bllokojë bashkë me Francën votimin për KiE!
04/05 14:46
Top Neës/ Vranë liderin separatist të Sikh, 3 të arrestuar në Kanada, nën hetim dhe qeveria indiane
04/05 14:37
Top Channel/“Po ushqehen me bar dhe lëvozhga kikiriku”detajet tronditëse të krizës së urisë në Sudan
04/05 13:35
Top News/ E premtja e zezë/ Besimtarët ortodoksë përkujtojnë Kryqëzimin e Krishtit
04/05 13:17
Top News/ Izraeli gati të ndërhyjë në Rafah, prezanton planin për evakuimin e palestinezve
04/05 12:53
Top Channel/ Zgjedhje të reja në Britani, sinjalet nga humbja e konservatorëve në zgjedhjet lokale
04/05 12:32
Top News/ Luftimet mbi Krime/ Rusia thotë se ka rrëzuar katër raketa amerikane
04/05 12:24
Top News/ Ngadalësohet tregu i punës në SHBA/ Në muajin prill u hapën 175 mijë vende të reja
04/05 12:23
Top Channel/ Izraeli “ul tonet”? Konsultohet me SHBA-në para ofensivës në Rafah!
04/05 12:23
Top Channel/ Zgjedhjet e 8 majit, Maqedoni e Veriut: Për kë do të votojnë shqiptarët?
04/05 11:50
Top Channel/ Befason Borrell: “Pres me padurim bashkëpunimin me qeverinë e re serbe”!
04/05 11:48
Top News/ Lufta Izrael-Hamas në moment kritik/ SHBA vijon përpjekjet për një armëpushim
04/05 11:47
Top News/ Sulmet kibernetike në Europë/ SHBA fajëson Rusinë- Ndaloni këtë aktivitet!
04/05 11:03
Top News/ Lumenjtë dalin nga shtrati, përmbytje masive nga shirat, shtatë viktima
04/05 08:30