Një grevë kombëtare ka nisur sot në Francë, ku punonjësit e sektorit publik kërkojnë rroga dhe kushte më të mira pune, duke dënuar mbështetjen e dobët të qeverisë gjatë periudhës së pandemisë. Greva e nisur sot thuajse në të gjithë Francën u thirr nga sindikata më e madhe në vend General Confederation of Labour (CGT). Të tjera sindikata u bashkuan në të, si dhe grupe të studentëve dhe organizata të rinjsh.