E kanë shpallur filozof të web-it dhe së fundmi është një ndër “tuitëristët” më të njohur e të ndjekur në rrjetet sociale. 45-vjeçari, Erik Jarosinski, ish-profesor i letërsisë dhe kulturës gjermane në Universitetin e Pensivalnisë, një ditë vendosi ta braktisë karrierën akademike për t’iu përkushtuar Twiterit, pa qenë kurrë blogerist apo idhtar interneti. Ai shkruan jashtë çdo skeme, aforizma filozofike, bën humor të zi e hedh batuta therëse për filozofinë, artin, gjuhën e letërsinë duke u shndërruar në një fenomen.