Mashtrim, vjedhje dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, arrestohen 4 persona
08/01/2021 10:57

Policia e Kolonjës ka vënë nën pranga një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, të kryer më shumë se sa një herë. Bëhet fjalë për shtetasin R. V., 35 vjeç, banues në Ersekë, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 23.10.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet burg. Po ashtu, policia e Pogradecit ka ndaluar një tjetër shtetas me inicialet G. H., 43 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 28.09.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Po nga këto struktura, janë ndaluar 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Perimetri” dhe 1 tjetër i dyshuar për vjedhje. Njoftimi i policisë/ Kolonjë. Pogradec Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim, vihen në pranga 4 shtetas. Dy prej të ndaluarve, të dënuar me nga 3 vjet burg për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Perimetri” dhe 1 tjetër i dyshuar për vjedhje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacione të siguruara në rrugë policore, bënë ndalimin e shtetasit R. V., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 23.10.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi” kryer më shumë se një herë. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Stacionin e Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, u bë ndalimi i shtetasit G. H., 43 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 28.09.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Po nga këto struktura, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë, u bë ndalimi i shtetasit L. R., 34 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 07.01.2021, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 11.09.2020, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, ku 34-vjeçari, duke qarkulluar me një mjet tip “Benz”, me të cilin po transportonte emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar në hyrje të qytetit të Pogradecit, por u largua dhe braktisi mjetin në afërsi të fshatit Hudënisht. Gjithashtu u bë ndalimi edhe i shtetasit E. A., 35 vjeç, banues në Pogradec (i dënuar më parë për vjedhje), pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një aparati celular në dyqanin e një kompanie celulare, ngjarje e ndodhur në datën 27.11.2020, në lagjen nr. 5, Pogradec. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12