Maqedonia e veriut nis vaksinimin e gazetarëve, përdor vaksinën ruse
12/04/2021 16:15

Maqedonia e Veriut nisi vaksinimin e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të mediave, të cilët ashtu si edhe grupe të tjera të rrezikuara nga Covid 19 në vendin e tyre të punës, janë imunizuar me vaksinën ruse Sputnik V. 631 persona janë paraqitur sipas Shoqatës maqedonase të gazetarëve për t`u vaksinuar. Të gjithë ata pëermbushnin kushtet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ku përfshiheshin sëmundjet e tjera shoqëruese dhe mosha mbi 40 vjec. Ndërkohë, vaksina e AstraZenecas, po u administrohet personave të moshës mbi 60 vjec. “Personat që aplikuan për thirrjen e parë, dhe që nuk i plotësuan kërkesat për këtë fazë të vaksinimit, si dhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e tjerë të medias të interesuar, do të imunizohen për grupin tjetër të vaksinimit që pritet të bëhet së shpejti. E njëjta gjë vlen për të gjithë ata që aplikuan pas skadimit të afatit të aplikimit në këtë fazë të vaksinimit”, thuhet në njoftimin me shkrim të Shoqatës së Gazëtarëve. Deri të hënën në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar mbi 24 mijë persona, ndërsa në aplikacionin “vaksinimi” figurojnë emrat e mbi 140 mijë vetëve. Autoritetet shëndetësore njoftuan sakaq uljen e numrit të pacientëve me COVID-19 të shtruar në spitale, si dhe atë të rasteve të reja.

Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
DIGITALB DIGITALB