Manastirliu: Deri tani kanë marrë vaksinën e gripit 200 mijë qytetarë
14/12/2020 15:13

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën e re shëndetësore në Vaqarr, ku sapo ka përfunduar rikonstruksioni i plotë, në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se, megjithë situatën e vështirë të epidemisë, nuk është ndalur për asnjë moment programi kombëtar i rimëkëmbjes së qendrave shëndetësore nga veriu në jug dhe programet e shëndetit publik, pranë mjekut të familjes, duke filluar me vaksinimin kundër gripit. “I morëm masat në kohë, në fund të shtatorit filloi ky program dhe po vijon vaksinimi kundër gripit, i cili është falas për të gjithë grupet e riskuara. Janë 368 mijë vaksina ose 4 herë më shumë se viti i kaluar që i siguruam falas për qytetarët. Aktualisht janë rreth 200 mijë vaksina që janë kryer dhe po vijojnë të aplikohen gjatë këtij muaji dhe vaksinat e tjera, të cilat janë në të gjithë zinxhirin ftohës kudo në qendrat shëndetësore dhe ambulancat në të gjithë vendin. Jo vetëm që po bëhen vaksinat e gripit në qendrat shëndetësore por jemi duke i aplikuar gjithashtu edhe në komunitet, edhe në vendin e punës, si për edukatoret e kopshteve dhe çerdheve dhe për arsimtarët”, bëri me dije Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë e konsideroi vaksinimin masiv kundër gripit, si një ushtrim të mirë përgatitor, në pritje të vaksinës anti-covid. “Së bashku jemi duke punuar çdo ditë, jo vetëm përsa i përket programit të vaksinimit që është shumë i rëndësishëm edhe si një ushtrim i cili paraprin edhe vaksinimit kundër COVID-it, për të cilin jemi duke punuar fort, në mënyrë që ta kemi sa më shpejt vaksinën e sigurt të disponueshme në vendin tonë”, tha Manastirliu.

Top News- Eric Wendt nis misionin diplomatik, kush janë prioritetet e të dërguarit të Trump
26/09 15:47
Top News- Nis misionin i dërguari i Trump, Eric Wend i dorëzon letrat kredenciale Begajt
26/09 15:44
Top News- Si ndodhi plagosja në Tiranë? Disa të përfshirë në sherrin banal, arrestohet një 20-vjeçar
26/09 15:43
Top Channel/ Berisha s’ka ftesë nga Wendt: Nuk jam në dijeni të ceremonisë
26/09 15:22
Top Channel/ Infermieria kryeson në Elbasan, programet dyvjeçare plotësojnë kuotat
26/09 15:21
Top Channel/ Rrezikohet dega e hotelerisë në Gjirokastër, regjistrime të pakta
26/09 15:20
Top Channel/ Vlora, verë edhe në shtator, turistët e huaj zgjasin sezonin
26/09 15:17
Top Channel/ Punë edhe pas sezonit turistik, 3 200 leje unike për punëmarrës të huaj në 8 muaj
26/09 15:16
Top Channel/ Edhe pulat nga Tajlanda, 197 tonë mish pule përmes Kosovës
26/09 15:15
Top Channel/ Wendt nis misionin në Tiranë, Begaj rikonfirmon partneritetin me SHBA-në
26/09 15:12
Top News- Sapo zbret në Rinas, prangoset ukrainasi! Kievi e kërkonte për trafik droge
26/09 14:21
Top News- Dimri ‘troket’ me dëborë në Tropojë, shiu sjell gurë dhe dhera në Kukës
26/09 13:55
Top News – Mijëra vende pune të humbura/ Industria e veshjeve dhe e këpucëve, në krizën më të thellë
26/09 13:53
Top Channel/ Aksident në Thumanë, tre mjete përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën një 19-vjeçar
26/09 12:25
Top Channel/ Fasoneritë kërkojnë ndihmë, euro e dobët e kostot në rritje, kërkojnë ndryshime në 2027
26/09 12:19
Top Channel/ Dëborë në malet e Tropojës, shiu sjell gurë e dhera në disa rrugë të Kukësit
26/09 12:18
Top Channel/ 800 policë jashtë stadiumit, Shqipëri-Bjellorusi, kufizime pranë Arenës Kombëtare
26/09 12:14
Top News- Ndjekje si në filma në Durrës! I riu vjedh makinën, tenton t’i shpëtojë policisë por…
26/09 12:12
Top News- ‘Muri i lartë’ në Shkodër/ SPAK aksion, kapet Bledar Cafi, kërkohet Indrit Dokle
26/09 12:11
Top Channel/ “Muri i lartë”, SPAK dhe BKH në Shkodër, arrestohet 50-vjeçari i dyshuar për drogë
26/09 12:10