Macron: NATO po vdes, SHBA po i kthen shpinën aleatëve
07/11/2019 19:54

Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi se NATO kërcënohet prej “vdekjes së trurit”, dhe se vendet evropiane nuk mund të mbështeten më tek mbrojtja e SHBA-së për aleatët e saj. “Ajo që ne po përjetojmë tani është një vdekje e trurit të Nato-s”, tha shefi i Elizesë në një intervistë për “The Economist”. “Ju nuk keni koordinim të vendimmarrjes strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj të NATO-s. Ajo që keni është një veprim agresiv i pakoordinuar nga një aleat tjetër i NATO-s, Turqia, në një zonë ku preken dhe interesat tona”, është shprehur ai. I pyetur nëse ende besonte në përcaktimet e “mbrojtjes kolektive” të nenit pesë të traktatit themelues të NATOs, sipas të cilës një sulm kundër një aleati konsiderohet si një sulm kundër të gjithë, Macron u përgjigj: “Nuk e di”. “Natoja funksionon vetëm nëse garantuesi i mjetit të fundit funksionon si i tillë. Unë do të argumentoja se ne duhet të rivlerësojmë realitetin e asaj çfarë është aleanca veriatlantike në raport me angazhimin e Shteteve të Bashkuara, ” ka qenë komenti i presidentit francez. Vënia në pikëpyetje që Macron i bëri efikasitetit të NATO-s dhe sugjerimi i tij se vendet europiane të aleancës 29 anëtarësh duhet ta rishikojnë situatën e tyre, vjen përpara samitit të liderëve të saj muajin e ardhshëm në Britani, ku do të marrë pjesë edhe Donald Trump. Macron tha se Washingtoni po jep shenja se “po na kthen kurrizin“ siç e dëshmoi qartë sipas tij me vendimin që mori për të tërhequr trupat amerikane nga verilindja e Sirisë, pa u konsultuar më parë me aleatët.

Top News/Britania:Ukraina të sulmojë në tokë ruse! Vijnë armët e reja, të shtohen sulmet tej kufirit
26/04 11:53
Top News/Gazetarët italianë protestë ndaj Melonit. Paralajmërohet grevë për ‘ndërhyrjen në gazetari’
26/04 11:45
Top News/ Putini shkon në Kinë, në maj / Do të takojë ‘shokun Xi’, nuk tregon datën
26/04 11:42
Top News/ Ukraina tërheq Abrams nga fushëbeteja / Tanket amerikane nën kërcënimin e dronëve rusë
26/04 11:31
Top Channel/ Lajçak jep “zgjidhjen” për dinarin: Palët pa ujdi, por BE-ja me propozim kompromisi!
26/04 11:29
Top Channel/ Pronari kinez paralajmëron SHBA-në: Harrojeni, TikTok-u nuk do të shitet!
26/04 11:06
Top News/ TikTok sfidon SHBA. Kompania kineze refuzon shitjen e aplikacionit
26/04 10:46
Top News/ Nëse shmang gjobën për shkelje e kodit rrugor në Greqi, mund ta paguash në Itali
26/04 09:52
Top News/ Mbushën Europën me monedha false, zbulohet pas gjashtë vitesh makineria e lekëve
26/04 08:30
Top News/ Në mëshirë të fatit, palestinezët akuza Izraelit për zaptim tokash
26/04 08:00
Top Channel/ “Evropa mund të vdesë”, paralajmëron Macron: Rreziku do jetë më i madh, na duhet…
25/04 22:47
Top News/ Kolegjet amerikane në kaos, studentët protesta pro palestinezëve
25/04 22:43
Top News/ 50-vjetori i Revolucionit, Portugalia tregon forcën ushtarake
25/04 22:37
Top News/ Zgjerohet lufta Moskë-Kiev/ Rusia vendos armët bërthamore në Bjellorusi
25/04 22:27
Top Channel/“Kur më shajnë nënën, s’pendohem”! Grushtoi deputetin, Floros: Më nxori gishtin e mesit
25/04 22:10
Top Channel/ Përmbytjet nuk janë asgjë, mjekët bëjnë paralajmërimin e fortë në Dubai: Sëmundja…
25/04 21:25
Top News/ Franca del kundër Britanisë/ ‘Projekligji i Ruandës një tradhti e vlerave europiane’
25/04 20:52
Top Channel/ Mot apokaliptik në Kenia, shënohen disa viktima! Uji pushton banesat
25/04 19:51
Top Channel/ Gjykata e Apelit rrëzon dënimet e producentit amerikan për krime seksuale, kërkon…
25/04 17:58
Top Channel/ Anulohen mijëra fluturime në Francë dhe Evropë, zbulohet shkaku
25/04 17:57