Pasioni për makinat, sidomos tek gjinia mashkullore është shumë i theksuar, megjithatë që të marrësh përsipër të ndërtosh vetë një të tillë duhet më tepër se aq. Mund, dëshirë dhe mbi të gjitha vullnet karakteristika këto që duket se nuk i mungojnë Olti Shatërit, djalit nga Fieri i cili së bashku me mikun e tij Kadri Manaj morën përsipër të ndërtonin vetë një makinë antike.