Londra mbyllet të shtunën/ Ndalohet shoqërimi me persona të familjeve të tjera
15/10/2020 15:15

Shtimi i rasteve te infektimeve me coronavirus dhe rritja e numrit te vdekjeve kane detyruar qeverinë britanike, qe duke filluar nga e shtuna, Londra do hyje ne nivelin e larte te masave shtrënguese. Ishte çështje kohe qe edhe Londra, do pasonte qytete te tilla si Liverpuli apo Manchesteri ne masa me te ashpra karantinimi pas asaj qe po konsiderohet si vala e dyte e pandemisë. Nga e shtuna sipas njoftimit te qeverise britanike, miliona banore te kryeqytetit britanik do ti nënshtrohen masave shtrënguese te nivelit te dyte, pas një marrëveshje te arritur me kryebashkiakun e Londrës. Nëntë milionë banoret e Londrës do te ndalohen te shoqërohen ne ambjente te brendshme me pjesëtare te familjeve te tjera, përfshi baret dhe restorantet. Qëndrimi ne ambjente te hapura dhe kopshte private do lejohet, por jo me shume se gjashte veta. Ne një mesazh për publikun, Ministri i Shëndetësisë deklaroi se “gjerat do përkeqësohen përpara se te vij përmirësimi” . Me shume njësi administrative te kryeqytetit e kane kaluar tashme shifrën e 100 vetëve te infektuar nder 100 mije banore. Londra ishte epiqendra e valës se pare te pandemisë ne pranvere. Numri i infektimeve ne Britani është katërfishuar ne dy javët e fundit dhe shifra e te vdekurve, një dite me pare ishte 137 veta qe humben betejën me virusin, çka është e njëjte me numrin e vdekjeve ne muajin qershor. Edhe udhëheqësi i opozitës laburiste Sir Kier Stammer ka kërkuar vazhdimisht qe Britania te vendoset ne një karantine dy- tre javore për te shmangur mijëra te vdekur ne muajt e ardhshme, por deri me tani kryeministri Johnson përkundër këshillimit te këshilltareve te mjekësisë dhe shkencës se qeverise po ngurron, por shton se gjithçka mund te ndryshoj ne te ardhmen. Andaj vendimi për shtrëngimin e masave ne Londër mund te jete një shenje e vonuar e ndryshimit te qasjes se kryeministri Boris Johnson i kritikuar për vonesa gjate valës se pare e cila e ka çuar numrin zyrtar te vdekjeve ne Britani ne mbi 43 mije veta, ndërsa sipas Institutit Kombëtar te Statistikave, kjo shifër e vdekshmërisë është ne mbi 58 mije britanik qe kane humbur betejën me sëmundjen deri me sot.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20