Nuk ka paqe për Ryan Lochte. Notari amerikan, i pezulluar me 10 muaj nga garat Komiteti Olimpik Amerikan u sulmua nga dy shikues gjatë spektaklit “Dancing with the Stars” dhe gjithçka ndodhi kur ai dhe partnerja e tij, Cheryl Burke ishin duke pritur opinionin e jurisë për paraqitjen e tyre. Dy personat që iu afruan Lochtes kishin veshur bluza me stampën “anti-Lochte”, por ata u ndalën nga punonjësit e sigurisë që i larguan nga salla.