Vendimi që u dha në Francë kundër ish presidentit Nicolas Sarkozy ishte praktikisht një mesazh: Askush nuk qëndron mbi ligjin, as klasa sunduese e mësuar të mbetet pa ndëshkim. Lëvizja qe simbolike, sepse Sarkozy-se iu la mundësia që atë vit burgu, ta kalojë në fakt në rehatinë e shtëpisë e për prangë të ketë vetëm një byzylyk elektronik. Por Franca e dha goditjen e saj e nuk është i vetmi vend europian ku “të paprekshmit” kanë përfunduar në peshoren e rreptë të drejtësisë. Nga ish kryeministri portugez, José Sócrates, tek ish shefi i fuqishëm i ekzekutivit në kroaci Ivo Sanader apo Nikolla Gruevski në Maqedoninë Veriore, ja cilat mëkate korrupsioni i hodhën në lupën e drejtësisë, që tashmë po kthehet edhe nga të fuqishmit, duke dëshmuar keshtu se po fryn një erë e re kundër pandëshkueshmërisë.