Në një lëvizje befasuese që pushtoi menjëherë vëmendjen e botës, Kina njoftoi fundin e politikës së vet disa dekadëshe që kufizonte numrin e fëmijëve për ciftet e reja duke e shtuar me “zemërgjerësi” këtë numër në tre. Vendimi u mor në një takim të byrosë politike të Partisë Komuniste Kineze, të drejtuar nga vetë presidenti Xi Jingping. Por nuk është aq i thjeshtë sa duket. Mjaft ekspertë janë të bindur se ka një lidhje mes kësaj lëvizjeje dhe atij që mendojnë se është plani i fshehtë i Kinës për të sunduar botën. Por cili është në detaje ai? Dhe si kërkon ta vërë në jetë regjimi kinez?