“Përgjegjësia ndalet tek unë” deklaroi Joe Biden ndërsa gishtin e fajit e drejtonte në fakt gjetkë për fundin kaotik të luftës së mundimshme e të kushtueshme të SHBA-se në Afganistan. Ajo që dukej si një zgjidhje e përshtatshme për kreun e Shtëpisë së Bardhë, tani po i hedh mbi supe një gur Sizifi e nëse i qëndrojmë bindjes së disave, edhe nje peshë të madhe turpi. “Ne i tradhëtuam afganët”, shkruan George Packer i the Atlantic, dhe fati i shumë prej tyre do të na rëndojë në ndërgjegje. Po si u arrit deri këtu? Kush janë vërtet talebanët, nga i merrnin financimet e mëdha qe mbajtën në këmbë një rezistencë 20 vjecare dhe përse lufta më e gjatë e Amerikës nuk u fitua kurrë?