Lideri suprem i Iranit udhëheq faljen e xhumasë, për herë të parë që nga viti 2012
17/01/2020 18:40

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, do të udhëheqë sot faljen e xhumasë në Teheren – për herë të parë në tetë vjet. Një veprim i tillë vjen në kohën kur Irani është përfshirë nga protestat anti-qeveritare, për shkak të rrëzimit të një avioni ukrainas nga ushtria iraniane, javën e kaluar. Udhëheqja e Iranit është nën presion edhe për rënien e madhe ekonomike, për shkak të sanksioneve amerikane. Të mërkurën, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, bëri thirrje për unitet kombëtar. Por, ai po ashtu i bëri thirrje ushtrisë që të japë llogari të plotë për mënyrën se si e rrëzoi avionin. Avioni i Ukrainës ka qenë duke udhëtuar nga Teherani për në Kiev dhe është rrëzuar menjëherë pas nisjes, më 8 janar. Të 176 pasagjerët në bord kanë humbur jetën. Atoritetet iraniane fillimisht e kanë mohuar përgjegjësinë, por pas rritjes së presionit ndërkombëtar e kanë pranuar. Disa orë para rrëzimit të avionit, ushtria iraniane ka sulmuar bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e një komandanti të saj në një sulm të SHBA-së, më 3 janar.

Top News – Shtëpia e Bardhë zbarkon në Alaskë / Përgatitje për takimin historik mes Trump dhe Putin
13/08 14:59
Top News – Putin në Alaskë me të njëjtat kërkesa/Tërheqje e plotë e Ukrainës nga rajonet e aneksuara
13/08 14:50
Top News – Kina ‘dëbon’ shkatërruesin amerikan / Lundronte në ujëra të kontestuara, ndërhyn ushtria
13/08 14:00
Top News – Sistem mbrojtës me 4 shtresa / ‘Kupola e Artë’ e Trumpit, zbulohet projekti
13/08 13:52
Top News – Evropa sheh rrezik në takimin në Alaskë / Zelenski shkon në Berlin, takim online me Trump
13/08 13:42
Top News – Pak pritshmëri para takimit me Putinin / Trump paralajmëron: Do jetë samit ‘informues’
13/08 12:43
Top News – Garda Kombëtare pushton Uashingtonin / Tanke dhe trupa në rrugët e kryeqytetit amerikan
13/08 12:42
Top News – Miku i Putinit në zemër të Evropës / Orban nuk mbështet deklaratën e BE-së për Ukrainën
13/08 12:41
Top Channel/ Europa në flakë: 4 viktima nga i nxehti në Spanjë, Mal të Zi dhe Itali
13/08 12:37
Top News – Ballkani dhe Evropa në flakë / Temperaturat kalojnë 40 gradët celcius, viktima e zjarre
13/08 12:28
Top Channel/ Tanket “pushtojnë” Washingtonin! Garda Kombëtare nis patrullimet pas vendimit të Trump
13/08 12:24
Top Channel/ Trump-Zelensky-BE, flasin sot! Takim virtual para bisedimeve në Alaskë
13/08 12:23
Top News – Izraeli bombardon qytetin e Gazës / Perëndimi kërkon veprim kundër urisë në territor
13/08 11:49
Top News – Para takimit me Putinin…Trump do flasë me Zelenskin dhe liderët evropianë
13/08 11:49
Top News – Para takimit me Putinin…Trump do flasë me Zelenskin dhe liderët evropianë
13/08 11:42
Top Channel/ Lëvizja e beftë, Trump-Zelensky-BE takim urgjent para bisedimeve në Alaskë
12/08 22:38
Top Channel/ Vendimi i papritur për Dodik, i zëvendësohet burgu me gjobë
12/08 22:14
Top Channel/ Greqia në alarm nga zjarret, kërkohet evakuimi urgjent i qindra banorëve
12/08 19:35
Top Channel/ “Brigitte është burrë”, Macron ngre padi për shpifje ndaj influencueses amerikane
12/08 18:47
Top Channel/Prapaskenat në prag të takimit Trump-Putin, Meloni dhe BE kërkojnë një vend në negociata
12/08 18:42