Teksa ditën djeshme shumë politikanë të Kosovës ‘trumpetuan’ njohjen e pavarësisë edhe nga një shtet tjetër, Xhamajka, entuziasmi është thyer nga një reagim zyrtarë i këtij shteti. Ka qenë vetë ministrja e Jashtme e Xhamajkës që ka mohuar zërat që Xhamjaka ka njohur Kosovën. Me anë të një reagimi në faqen e saj zyrtare në Twitter duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.