Kushtetuesja nis nga puna/ Përparësi 6 çështje! Ende pa datë padia për zgjedhjet lokale
26/01/2021 15:24

Nuk ishin çështjet e nxehta politike, as beshtja e pronave dhe as shkelja e të drejtave në procese gjyqësore që e zbriten gjykatën kushtetuese pas tre viteve mos funksionim, në seancën e saj të parë. Por rishikimi i dënimeve gjyqësore, që teksa drejtësia është nën riformatim shumë të dënuar kanë shfrytëzuar facilitetet ligjore dhe kanë kërkuar rishikime dënimesh në shkallët e para. Por gjyqtari Erjon Bani, duke u referuar kërkesës të të dënuarit Artan Muca e pezulloi çështjen dhe ja çoi për shqyrtim gjykatës kushtetuese me argumentin se nuk mundet që një gjykatë e shkallës më të ulët të vlerësojë vendimet e gjykatave më të larta. Në agjendën e Gjjykatës Kushtetuese si prioritare për muajin shkurt janë njoftuar 6 çështje , mes tyre padia e shoqatës kombëtare “Pronësi me Drejtësi ” për çështjen e pronave, mandej kërkesat e qytetarëve kundër parregullsive gjyqësore dhe padia e Kontrollit të lartë të shtetit për financat e qeverisjes vendore. Ndërkohë pa datë mbeten paditë me përmbajtje politike si cështja e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, përplasja mes kryeministrit dhe presidentit për dekretet e ministrave, si dhe padia e partisë republikane që kundërshton ndalimin e tubimeve politike për shkak të masave anticovid. Sidoqoftë për shqetësimin e masave anticovid, pavarësisht se kur do të zbresë në seancë për ta shqyrtuar kërkesën në fjalë, gjykata kushtetuese është treguar e qartë me njoftimin se seancat plenare do të mbahen pa praninë e publikut për shkak të masave kufizuese anticovid.

Top Channel/ Protesta, 10 orë përplasje të dhunshme! Çfarë ndodhi, bulevardi dhe sheshi fushëbetejë
28/11 23:33
Top Channel/ Euro bie, rezerva në rekord! Kursi zyrtar i euros zbret nën 90 lekë
28/11 23:17
Top Channel/ Rreth 50 të lënduar në protestë, në spital protestues, efektivë, gazetarë e kalimtarë
28/11 23:13
Top Channel/ Bora bllokon Rrugën e Kombit dhe të Arbrit, probleme në disa qarqe
28/11 23:11
Top Channel/ Berisha nxjerr videon: Policia sulmoi selinë e PD! Do shkojmë te PS
28/11 23:08
Top Channel/ Tirana proteston, Vlora feston! Koncert në Sheshin e Flamurit për Pavarësinë
28/11 23:05
Top Channel/ Ceremonia shtetërore për Pavarësinë, Begaj: Dhuna, e patolerueshme
28/11 23:03
Top Channel/ “Paguhesh ti prej Sorosit?”Demokrati përplaset me Qorrin dhe Muçin në protestë: Hajdut…
28/11 22:56
Top Channel/ Festë kuqezi në sheshin “Nënë Tereza”, makinat me flamuj mbushin sheshin
28/11 22:34
Top Channel/ Vështirësi qarkullimi në Rrugën e Kombit, disa automjete dalin nga rruga
28/11 22:32
Top Channel/ Flamuj kuqezi dhe bori festive, Fieri feston 28 Nëntorin në rrugë
28/11 21:40
Top Channel/ Nga Edi Rama te Albulena Haxhiu… Ish-kreu i PD, Basha, në krah të ambasadorit Wendt
28/11 21:38
Top Channel/ Zjarr në një servis në Fier, zjarrfikësit shpëtojnë bizneset përreth
28/11 21:10
Top Channel/ Peshkopia zbardhet nga dëbora, mungesa e gomave dimërore vështirëson qarkullimin
28/11 21:08
Top Channel/ Shkatërrohet droni nga protestuesit, policia e përdori në tubim kundër tyre
28/11 20:49
Top Channel/ Gurët mbulojnë bulevardin, punonjësit nisin pastrimin e zones
28/11 20:44
Top Channel/ Protesta, dhunë në Ditën e Pavarësisë! Përplasje mes policisë dhe protestuesve
28/11 20:11
Top Channel/ Licencat për fishekzjarrët, Ministria propozon rikthimin e tarifave
28/11 20:03
Top Channel/ Policia nis arrestimin e protestuesve në shesh, i riu i gjakosur
28/11 19:54
Top Channel/ Tirana 10 orë në tym e flakë, kronologjia e protestës në Ditën e Pavarësisë
28/11 19:52