Në këtë episod të Artkand rikthehemi te krijimtaria e skulptorit Uran Hajdari, përmes dy veprave me ngarkesë të fortë simbolike: “Thesi zbrazur s’qëndron dot në këmbë” dhe “Lëmshi”. Së bashku me Ardian Isufin analizojmë mesazhet, metaforat dhe aktualitetin e tyre sot. Gjithashtu, njohim krijimtarinë e Larent Hajdarit dhe artistit pamor Fabio Thaçi, ndalemi te atmosfera e Art Basel 2026, vizitojmë koleksionin historik të Adrian Sinanit në Shkozet dhe diskutojmë me Arta Haxhiun mbi sukseset dhe sfidat e TKOBAP.