Komisioneri i zgjerimit viziton Tiranën dhe Shkupin
15/01/2020 13:07

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të qëndrojë sot dhe nesër në Tiranë dhe Shkup – në vizitën e parë në rajon prejse ka marrë pozitën në fund të vitit të kaluar. Në njoftimin e Komisionit Evropian thuhet se Varhelyi do ta shfrytëzojë vizitën për të theksuar edhe një herë përkushtimin e plotë të Komisionit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri – e para në Ballkanin Perëndimor si komisionar – dua të dërgoj sinjal të fuqishëm se perspektiva evropiane e rajonit është prioritet, si për mua personalisht, ashtu edhe për Komisionin Evropian”, tha Varhelyi. “Ne qëndrojmë pas propozimit për të hapur negociatat e pranimit me të dyja vendet dhe punojmë që kjo të ndodhë shumë shpejt”, shtoi ai. Në tetor të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian nuk e ka miratuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian se ato i kanë përmbushur kushtet. Vendimi është bllokuar nga Franca, e cila ka kërkuar reforma të mëtejshme nga dy vendet, por edhe reformim të procesit të zgjerimit. Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, Varhelyi gjatë qëndrimit në Shkup, të mërkurën, do të takojë presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe zyrtarë të tjerë të këtij shteti. Varhelyi do të vizitojë Tiranën të enjten, ku do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, dhe përfaqësues të tjerë të shtetit. Varhelyi do të vizitojë edhe qytetin e Durrësit, i cili në fund të nëntorit është goditur nga një tërmet shkatërrues.

Top Channel/ Regjistrimet në Universitete, “Fan S. Noli” e zgjodhën 80 maturantë
30/08 19:51
Top Channel/ Blerjet për nisjen e shkollës, historitë e prindërve që përgatiten për fëmijët
30/08 19:49
Top Channel/ Dëmet që solli stuhia, përmbytje në Vlorë dhe Durrës
30/08 19:43
Top News – Shtrëngata e reshje intensive. Stuhia përfshin Shqipërinë, përmbytje në disa qytete
30/08 18:42
Top News- U kapën në befasi nga stuhia, disa të lënduar në Tiranë
30/08 18:00
Top News – Stuhia godet vendin / Përmbytje dhe rrëzim pemësh në disa qytete
30/08 17:42
Top Channel/Stuhia ‘tremb’ pushuesit në Velipojë e Shëngjin, trafik i rënduar në aksin Shkodër–Lezhë
30/08 17:25
Top Channel/ Moti i keq edhe në Shkodër, por stuhia ‘kursen’ problematikat me përmbytjet
30/08 16:50
Top Channel/ Stuhia godet edhe Korçën, reshje të dendura dhe erëra të forta në qytet dhe fshatra
30/08 16:42
Top Channel/ Stuhia rrëzon disa pemë në aksin Fier-Cakran, bllokohet qarkullimi
30/08 16:37
Top News- Rrëzohen pemët në aksin Fier-Cakran, bllokohet qarkullimi i mjeteve
30/08 16:19
Top Channel/ Përmbytet Lushnja, reshjet e shiut mbushin me ujë rrugët e qytetit në pak minuta
30/08 16:17
Top Channel/ Reshjet rëndojnë akset e Vlorës, kryebashkiaku Dredha thirrje qytetarëve për kujdes
30/08 15:28
Top Channel/ Në burg ish-shefi i IMT, u arrestua për ndërtim pa leje në Kepin e Rodonit
30/08 15:10
Top Channel/ Moti me shi në Shkodër, nuk raportohen probleme të mëdha për shkak të reshjeve
30/08 15:08
Top Channel/ Përmbytje në rrugët e Lezhës, reshje të forta shiu goditën veriperëndimin e Shqipërisë
30/08 15:07
Top Channel/ Erë e fortë dhe përmbytje, stuhia godet fort qytetin e Durrësit dhe rrethinat
30/08 15:06
Top Channel/Stuhia godet Shqipërinë, era e fortë shkakton dëme edhe në Tiranë, reshje në disa qytete
30/08 15:00
Top News- Stuhia përmbyt Vlorën, uji “pushton” rrugët e qytetit bregdetar
30/08 14:52
Top News- Moti i keq, bllokohen turistët nga Ukraina në Zvërnec
30/08 14:51