Top Channel/ Dëmet që solli stuhia, përmbytje në Vlorë dhe Durrës
30/08/2025 19:43

Stuhi me erë të fortë dhe reshje intensive shiu ishte e fortë në disa qytete të vendit pas mesdite. Reshjet e dendura sollën përmbytje të menjëhershme në disa akse kryesore të Durrësit, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar probleme sidomos në zonat me kanalizime të amortizuara. Në plazh, pushuesit u larguan me nxitim, ndërsa çadrat u mbyllën nga era e fortë. Si pasojë e stuhisë, mbetën pa energji elektrike, përkohësisht disa zona në Gjirin e Lalzit, Sukth, Manzë dhe Xhafzotajt. Probleme u shënuan edhe në Port ku Tragetit të linjës Durrës–Bari “Francesca” iu shkëput një kabllo lidhëse me kalatën, duke krijuar rrezik për përplasje. Autoriteti Portual dhe Kapiteneria e Portit ndërhynë menjëherë me rimorkiatore. Pas stabilizimit, trageti vijoi normalisht lundrimin drejt Barit. Përmbytje nga stuhia pati edhe në Vlorë. Pati probleme ne disa prej akseve te qyterit dhe prezence te uji ne rreth 15 banesa. Përmbytje pati edhe në qytetin e Lusnjes dhe Fierit. Disa rrugë u përmbytën ,ndërsa në aksin Fier – Cakran, veçanërisht në vendin e njohur si “Qafa e Shkozës” u rrëzuan disa pemë duke bllokuar për disa minuta qarkullimin dhe duke e vështirësuar kalimin e automjeteve. Stuhia preku edhe Korcën. Në Maliq si rezultat i erës së fortë raportohet për rënie të pemëve dhe bllokim të rrugëve. Ndërkohë një traget turistik i Maqedonisë së veriut, i cili ishte duke udhëtuar nga Shën Naumi në drejtim të Ohrit, është kapur në befasi nga stuhia e madhe që përfshiu venfin fqinjë. Mësohet se i detyruar në këto kushte, udhëtoi në pjesën Shqiptare shumë pranë bregut, ku moti idhte më pak i qetë ndërsa nuk raportohen dëme. Ndërkohë autoritetet Shqiptare doganore bejne të ditur, se njoftimi ka ardhur paraprakisht nga pala maqedonase. Në shkodër stuhia nuk shkaktoi probleme. Pamjet nga rrugët kryesore tregojnë një situatë ndryshe nga vetëm një vit më parë, kur çdo shi sillte përmbytje për shkak të mosfunksionimit të kolektorëve. Falë ndërhyrjeve të kryera nga Bashkia Shkodër dhe ndërmarrja “Ujësjellës-Kanalizime”, rrjeti i kanalizimeve është përmirësuar ndjeshëm, duke shmangur përmbytjet dhe duke lehtësuar qarkullimin normal në qytet. Reshjet e dendura të shiut kanë sjelle largimin e pushuesve nga plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit. Largimi i pushuesve ka sjellë trafik të rënduar në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot. Vështirësi të shumta janë hasur edhe në daljen nga Shëngjini, ku drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar në radhë të gjata. Pritet që në orët në vijim deri në mbrëmje reshjet të vazhdojnë ne gjirokaster, permet, KolinjëPuke, fushe arrez, vau i dejes dhe malesi e madhe

Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin molotovë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin molotov dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12
Top News – Protestat me kërkesën për dorëheqje. Rama: Minojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE
14/11 14:05
Top News – Aksident tragjik në rrugën e Arbrit. Humbin jetën 2 persona, 5 të tjerë plagosen
14/11 13:27
Top Channel/ Grida Duma, Masterclass në Zyrih/ Dy ditë trajnimi me shqiptarët e Zvicrës
14/11 13:05
Top Channel/ “Ylli pa emër” në Gjirokastër, histori dashurie në skenën e teatrit “Zihni Sako”
14/11 12:55
Top Channel/ “Kali i Trojës” kundër plastikës, Greenpeace proteston në samitin COP31 në Turqi
14/11 12:55
Top Channel/Gjanica nxin, shqetësim në Fier, uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë
14/11 12:18
Top Channel/ Instituti për Bashkitë: Buxheti 2027 nuk parashikon kostot dhe kursimet e reformës
14/11 12:12
Top Channel/ Nga burgu, kryebashkiaku Veliaj kërkon mocion mosbesimi ndaj kreut të socialistëve
14/11 12:08
Top News – Vidhnin automjete në Fier. Arrestohet 51-vjeçari, në kërkim 2 bashkëpunëtorët
14/11 12:01
Top News -Veliaj kërkon mocion mosbesimi për Ramën. SMS Asamblesë: Askush s’është i pazëvendësueshëm
14/11 11:44
Top Channel/ Incident gjatë rrugës për në Asamble, qëllohet me vezë eskorta e Ramës në Manëz
14/11 11:15
Top Channel/ Kolaps në Korçë, gjysma e qytetit pa ujë pas një defekti në tubacion
13/11 23:11
Top News-Sinjale nga SHBA për zgjedhjet vendore/Zyrtarja e DASH takim me tre përfaqësues të opozitës
13/11 21:35