Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në zonën e Xibrit, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:15, ndërsa përplasja ka qenë fatale për dy prej personave që udhëtonin me automjetet.