Koalicioni i djathtë në Itali priste sot takimin me Mario Draghi, i cili është ngarkuar nga presidenti Sergio Mattarella për të formuar qeverinë e re pas dorëheqjes së Giuseppe Conte. Emri i Draghi-t qarkullonte prej javësh si zgjedhja e parë për të nxjerrë vendin nga kriza aktuale politike, pas tërheqjes së demokratëve të Renzi nga koalicioni i Conte.