KED në shkelje të ligjit/ Realizoi mbledhje pa vendim. Kandidatja Zhaklina Peto nuk është dorëhequr
25/12/2020 15:25

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk i dha zgjidhje ngërçit në të cilin është futur me zgjedhjen e kandidatëve për garën në gjykatën kushtetuese. Në mbledhjen e fundit KED nuk doli me një vendim në lidhje me kandidaten Zhaklina Peto, e cila dy herë kishte marrë pro saj vendimet e gjykatës administrative për ta rifutur në garën ku KED kërkonte ka largonte. Në mbledhjen e fundit juristja Peto deklaroi se do të konsideronte dorëheqjen nëse KED vazhdonte në paligjshmëri. Por kjo deklaratë nuk ishte një dorëheqje nga ana e saj, e megjithatë KED e mbylli mbledhjen pa një vendim. Po çfarë po ndodh në këshillin e emërimeve ne drejtësi për zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës kushtetuese? Më herët ky këshill me justifikimin e urgjencës së formimit të gjykatës kushtetuese kualifikoi si kandidate noteren Sonila Bejtja. Arsyetimi i sforcuar i relatorëve të KED përpiqej që të shpjegonte se përse duhej kualifikuar noterja, në një kohë kur ajo nuk plotësonte as kushtet ligjore. Kushtetuta nuk parashikon noterët si profesion që mund të zgjidhet për t’u bërë pjesë e gjykatës kushtetuese. Gjithashtu kërkon një eksperiencë të gjatë dhe angazhim të spikatur në fushën e së drejtës. Noterja Bejtja nuk kishte këto kushte por ajo plotëson një kusht tjetër që edhe pse nuk e kërkon ligji, ishte deciziv në këtë proces. Noterja angazhimin e saj publik më të spikatur ka atë të militantes partiake, shumë pranë LSI. Ndërkohë, KED e gjendur përballë një CV shumë më të pasur të kandidates Zhaklina Peto, ka zgjedhur ta pengojë atë në konkurrim për ta bërë të lehtë zgjedhjen në kushtetuese një militanteje partiake.

Top Channel/ KE reagon për Vlora Hysenin: Kemi besim te SPAK, ka mbështetjen tonë
25/09 23:18
Top Channel/ Berisha thirrje të fortë demokratëve: Ripërtëritja jonë shpëton Shqipërinë
25/09 23:13
Top Channel/ Rama fjalim të fortë në OKB: Protesta u fabrikua nga trillime me izraelitë
25/09 23:04
Top News- Algoritmi e Flamingot në OKB, Rama: Gënjeshtrat po udhëtojnë pa viza
25/09 23:04
Top News-‘Thaçi, George Washingtoni i Kosovës’,Rama: Joe Biden e tradhtoi, SHBA nuk bëri më të mirën
25/09 21:52
Top News- I dërguari i Trump nis misionin, ambasadori Eric Wendt zbarkon në Shqipëri
25/09 21:51
Top Channel/ “Trump ka të drejtë, AI nuk duhet të ndalohet”, Rama në OKB: Nevojitet IA që…
25/09 21:47
Top Channel/ Nga IA te Revolucioni i Flamingove në Tiranë, Rama 25 minuta fjalim në OKB
25/09 21:47
Top Channel/ “Makineria do t’i përgjigjet dikujt”, Rama në OKB: Problemi është kujt do t’i përgjigjet
25/09 21:46
Top Channel/ Rama në OKB: Narrativa se bregdeti shqiptar u pushtua nga Izraeli erdhi nga algoritmi
25/09 21:43
Top Channel/ “Rreziku më i madh i AI, t’i bindet njeriut të gabuar”, Rama: Ndodhi në vendin tonë
25/09 21:42
Top Channel/ Rama mban fjalim në OKB, komenton protestat, zbulon qëndrimin për AI
25/09 20:11
Top Channel/ UET feston 20-vjetorin, dekada e tretë nis me një kampus të ri
25/09 20:09
Top Channel/ Debati për të drejtën e autorit, botuesit ngrenë shqetësimet në Kuvend
25/09 20:08
Top Channel/ Rama: SHBA tradhtuan Thaçin! Ky vend dhe Biden nuk bënë më të mirën
25/09 19:57
Top Channel/ Mbërrin ambasadori i ri i SHBA, Eric Wendt nis zyrtarisht mandatin e tij në Shqipëri
25/09 19:55
Top News- Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
25/09 19:52
Top Channel/ “T’i japim goditjen e fundit regjimit”, Berisha: Është detyrimi ynë ndaj shqiptarëve
25/09 19:29
Top Channel/ “Nuk janë asgjë mesazhet që patë dje”, Berisha: Do ju dalin të gjitha
25/09 19:28
Top Channel/ “Pasuritë e vendit të paprekshme për popullin”, Berisha: Për qeveritarët janë parajsa
25/09 19:28