Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar se Rusia po përpiqet të ndihmojë Presidentin Donald Trump të rizgjidhet në muajin nëntor, raportojnë mediat vendase. Komentet janë bërë në një konferencë me dyer të mbyllura para Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve në 13 shkurt. Presidenti Trump thuhet të jetë tërbuar nga ky fakt, duke u ankuar se demokratët do ta përdorin informacionin kundër tij. Të enjten, Trumpi zëvendësoi shefin e tij të shërbimit të inteligjencës, Joseph Maguire.