Humbje dhe Festim! Në shtëpinë e Rita Petros
31/12/2020 13:00

Rita Petro e kishte të vështirë të më jepte një intervistë të zakontë, me gjëra të thëna rëndom në televizion, e me tituj gazetash që ajo humbi bashkëshortin. E kisha partner sqaron, jo bashkëshort, madje mund të ketë qenë ndër të parat që e solli këtë term bindshëm nëpër ekrane. Partneri i saj pra nuk jeton më. Ky vit ia mori atë, duke i lënë pas dhimbje të thellë. Por sërish e gjeti forcën të zbukurojë për festa shtëpinë e saj. Si shenjë e vullnetit të vazhdimësisë. Jeta nuk mund të ndalet, ajo ka ligjet e saj. “Ne festat i kemi pasur gjithmonë qejf. Festat na lidhin me njëri-tjetrin. Na bëjnë njerëz më të dashur dhe të harrojmë ato mëritë e voçkla që kemi. Qoftë në lidhje me punën, e qoftë me njëri-tjetrin në familje”, shprehet Rita Petro. Ajo më tregon sendet e tij dhe mes syresh edhe dhuratën e parë që i ka bërë. “Kjo është shumë e thjeshtë si dhuratë, por e ka përshkruar edhe në romanin e tij “Kufiri”, sepse është dhurata ime e parë, në takimin tonë të parë, 22 vjet më parë. Ishin tamam ditët para Vitit të Ri. Makinën e shkrimit ma dhuroi mua për ditëlindjen, sepse sapo kisha nisur romanin dhe ma ka shkruar dhe emrin aty. Ndërsa kur dilnim në ballkon merrnim dhe baterinë që e lidhnim me muzikën. Ndërkohë që muzika jazz na shoqëronte pasditeve”. Si dy fëmijë gëzueshëm puthen mes ngjyrave të kremit të tortës. Megjithëse ajo festonte 50 dhjetorin. “Kjo është fotoja e 50-vjetorit tim që më lyEn me tortë dhe që e quaj me fat që është kapur ky moment”. Sa shumë mund ta duash dikë, kur edhe vdekjen e ëndërron së bashku me të. “Këtu kemi një foto tjetër shumë domethënëse, në të cilën janë mbivendosur vargjet tuaja; A të kam thënë ndonjëherë, se dua të vdes në pranverë, bashkë me ty, lëkundur në një shtrat lisharës, varur në degën e një lisi plak. Gjithmonë flisnim më Latifin për pleqërinë dhe thonim, kur të mos kemi më fuqi për të vrapuar, apo vallëzuar, do të kishim dëshirë që të dehur nga ajri i pranverës, të largoheshim të dy nga kjo botë. Këto ishin ato ëndrrat që kishim kur ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por që i ruanim sërish bashkë. Kjo pikturë është e një mikut tonë, që jeton në Gjermani, Artur Aliaj. Kisha një fotografi që ishte nga më të dashurat për mua dhe ishte e kohës 20 e ca vjet më përpara. Edhe kjo është një pikturë e një mikut tonë Ilir Jorgo, që jeton në Greqi. Kur po botonim romanin “Kufiri” e kuptova që kjo i shkonte shumë si zgjedhje për kopertinën. Ai e ka të titulluar “Pasioni i Kuq”. Në kopshtin e tyre ka një kujdes të madh. Ashtu siç duhet të kujdesesh për një qenie të brishtë, e kryefjala e pasditeve të kaluara këtu mes çiftit, ishte muzika jazz. “Uroj për të gjithë shqiptarët, një vit të ri të gëzuar, 2021. Dhe që ta kalojmë sa më lehtë të gjithë këtë dhimbje që na ka shoqëruar gjatë këtij viti”.

Top Channel/ Strategji e re për kulturën, synohet kthimi në infrastrukturë kulturore
03/06 20:59
Top Channel/ Festivali i fëmijëve/ Eslin Kurti fiton festivalin dhe shkon në Junior Eurovision 2026
02/06 15:32
Top Channel/ Rindërtohet dasma e Skënderbeut. Në kishën e Dejës inskenohet martesa me Donikën
02/06 14:18
Top Channel/ Robert Ndrenika, gjysmë shekulli në skenë! Artisti rrëfen sfidat dhe rolet ikonike
01/06 23:14
Top Channel/ Poezi nën yjet e Lezhës, Kalaja e Lezhës mirëpret poetë në një mbrëmje letrare
01/06 12:29
Top Channel/ Poezia bëhet këngë / Gjergj Leka ringjall vargjet e tre poetëve në një mbrëmje homazh
31/05 15:18
Top Channel/ Dea Film rikthen kinemanë, 40 filma nga 25 vende për publikun
29/05 15:29
Top Channel/ Komedia e Camolettit, “Sonte do të darkojmë në shtrat” mbërrin në Gjirokastër
29/05 12:45
Top Channel/ Koncerti i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, muzikë klasike në Lezhë
29/05 12:45
Top Channel/ “Gomerët e trojës”, në skenën e teatrit “Migjeni” komedia e zezë që argëton e nxit reflektim
28/05 20:13
Top Channel/ “Fundi i Golemëve”! Kryevepra e Nikollaq Zoraqit në TKOB pas dekadash
28/05 19:59
Top Channel/ Gjirokastra tingëllon klasike. 170 artistë të rinj nga Shqipëria e Kosova në festival
28/05 11:16
Top Channel/ Të rinjtë drejt filmit, studentët trajnohen për profesionet e reja të kinematografisë
27/05 15:48
Top Channel/ Kaos në “Klinikën e Bukurisë”, komedia me Julian Dedën dhe Rudina Dembacaj sjell humor
27/05 12:29
Top Channel/ Festivali i Kitarës në Tiranë. Kitaristi Goran Krivokapic çel edicionin jubilar
25/05 15:31
Top Channel/ Lucia Nadin “Honoris Causa”/ Universiteti i Shkodrës nderon studiuesen italiane
25/05 15:28
Top Channel/ Poezia si kujtesë/ Aktiviteti në Elbasan, përkujtohet 53 vjetori i revoltës së Spaçit
24/05 13:03
Top Channel/ Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare aktori Birçe Hasko, role të paharruara në filma
23/05 15:26
Top Channel/ Nata e yjeve të filmit në Kanë, festivali i filmit mbyllet mes shkëlqimit
23/05 12:31
Top Channel/ “Festë në Sokak”, Gjirokastra ndez netët e verës me muzikë, traditë dhe polifoni
23/05 12:28