Në Gjirokastër eventet kulturore kanë bërë së bashku artistët e rinj nga Shqipëria dhe Kosova. Rreth 170 fëmijë dhe të rinj ishin pjesëmarrës në edicionin e 5-të, të Konkursit Ndërkombëtar “Tempo” dhe Festivalit “Gjiroclassica”, i cili u organizua në mjediset e kalasë së gurtë. Artistët e rinj intepretuan plot talent në koncertet e muzikës klasike dhe konkurimin artistik në:piano, kitarë, violinë, etj