Gjyqi ndaj Trump në senat/ Në hetim nuk do të lejohen dëshmitarë të rinj
22/01/2020 20:07

Senati amerikan vijon me hetimin ndaj presidentit Donald Trump, me dëgjimin e deklaratave të hapjes nga një grup anëtarësh të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët argumentojnë se përse presidenti duhet të shkarkohet nga detyra. Më herët, senati votoi në linja partiake, 53 me 47 për të miratuar rregullat e gjyqit të propozuara nga udhëheqësi i shumicës republikane Mitch McConnell. Votimi erdhi pas një serie debatesh, sepse demokratët e pakicës kanë kërkuar që në gjyq të lejohet paraqitja e dokumenteve dhe e dëshmive nga ana e zyrtarëve të administratës Trump, të cilët Shtëpia e Bardhë nuk i lejoi të dëshmonin gjatë fazës së hetimit në Dhomën e Përfaqësuesve. Përfundimisht u vendos që si ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve që do të bëjnë deklaratat e hapjes ashtu edhe ekipi ligjor i Presidentit Trump do të kenë nga 24 orë afat për këto deklarata në një shtrirje kohe prej tre ditësh. Gjithashtu, në hetim nuk do të lejohen dëshmitarë të rinj, diçka që demokratët e kërkonin me ngulm. Fakti që votimi u bë në linja të prera partiake flet shumë për rezultatin e pritshëm të gjykimit, pra është thuajse e sigurt që ky hetim nuk do ta shkarkojë Presidentin Trump nga detyra pasi asnjë nga republikanët nuk ka sinjalizuar se do të votonte kundër tij. Vetë Trump ka sulmuar ashpër kundërshtarët e tij në senat, por tha se do të preferonte një gjykim më të gjatë, në mënyrë që zyrtarët e lartë të administratës së tanishme dhe ata të mëparshëm të mund të dëshmojnë, megjithëse kjo do të krijonte shqetësime të sigurisë kombëtare. Ai vazhdon ta quajë farsë procesin ndaj tij.

Top News – Zbulohen dy parcela me kanabis në Tiranë, bimët narkotike rruheshin me kamera sigurie
05/09 16:46
“TRUMP po afron PUTININ”, eksperti: Ka Kinën RIVALE të fortë, i duhet RUSIA | Breaking
05/09 16:24
Top News- Trump presion Evropës për naftën ruse: Ndaloni blerjen nga Moska e Pekini
05/09 15:22
Top News – Policia gjermane eliminon shqiptarin! Viktima 17-vjeçar plagosi më herët mësuesen
05/09 14:00
Top News – Izraeli sulmon nga ajri Gazën, ushtria në pritje të urdhrit për sulmin e madh
05/09 13:55
Top News- 700 ditë luftë Hamas-Izrael/ 40 për qind e Gazës nën kontrollin e izraelitëve
05/09 13:29
Top Channel/ Gaza, akademiku i njohur vdes nga uria: Kishte humbur 26 anëtarë të familjes…
05/09 12:32
Top News – Putin kërcënon perëndimin. ‘Nëse do ketë trupa në Ukrainë, do jenë shënjestër’
05/09 12:12
Top News-SHBA e Venezuela në prag lufte/ Avionët luftarakë të Maduros i afrohen luftanijes amerikane
05/09 12:06
Top Channel/ Putin garanton Zelenskyn: Siguri po erdhe në Moskë, por trupat e NATO-s këtu harrojini…
05/09 12:05
Top Channel/ Paris, marrëveshje sigurie për Ukrainën: 26 vende do dërgojnë trupa, Gjermania refuzon!
05/09 11:43
Top News- Tragjedia në kryeqytetin portugez/ Nxirret i gjallë 3-vjeçari nga tramvaji, humb babain
05/09 11:42
Top News- SHBA kërkon kujdes për veriun/ Diplomatja amerikane: Ndryshimet në konsultim me serbët
05/09 11:23
Top Channel/ Trump “godet” naftën ruse me duart e Europës: më shumë presion financiar Rusisë!
05/09 11:11
Top Channel/ Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike rrezikon shkarkimin!
05/09 11:01
Top Channel/ Kisha serbe i del në mbrojtje Vuçiçit, peshkopët kërcënojnë intelektualët “protestues”!
05/09 10:39
Top Channel/ Prag-konflikti mes SHBA-së dhe Venezuelës, Pentagoni: Provokuan anijen amerikane!
05/09 10:34
Top News- Biden përfundon në spital/ Presidenti i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale
05/09 10:33
Top News- Putin i ‘lutet’ Zelenskyt/ ‘Hajde në Moskë për bisedime, do jesh i sigurtë’
05/09 10:10
Top News- SHBA i shpall luftë bandave/ Jo më drogë, shtohet lista e grupeve terroriste
05/09 09:48