Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal që ndodh brenda një komisariati policie, ku disa oficerë policie ofendojnë dhe tentojnë të nxjerrin me forcë një qytetare nga ambientet e policisë. Një qytetare u ankua në emisionin investigativ se disa ditë më parë ka bërë një kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.2. Më pas, ngjarja për të cilën kallëzoi herën e parë ishte agravuar. Qytetares i është dëmtuar sërish automjeti dhe shkoi ditën e shtunë në komisariatin e policisë për të bërë një referim tjetër, madje edhe me persona të dyshuar.