Fiks Fare këtë të mërkurë ngriti shqetësimin e banorëve të Dënasit, Njësia Administrative Lekas, Bashkia Korçë. Si dhe problemin e banorëve të Njësisë Administrative Kashar, rrugën. Fshati Dënas nuk ka rrugë fare dhe prej kësaj penalizohen si të sëmurët por edhe djemtë e ffshatit të cilët mbeten beqarë, se nuset nuk shkojnë në këtë fshat. Banorët e rrugës "Demneri" në Kashar prej 20 vitesh nuk kanë parë asnjë investim në të dhe për të marr një zgjidhje iu drejtuan Fiks Fare.