Një denoncim i fortë mbërrin në Fiks Fare për fatin e dy vajzave të mitura në Fier. Sipas pretendimeve të ngritura, njëra prej tyre është martuar në moshë të mitur, ndërsa motra e saj 10-vjeçare jeton në kushte të vështira dhe në qendër të një konflikti të ashpër familjar. Gazetarët e Fiks Fare shkojnë në terren dhe përballin prindërit, të cilët shkëmbejnë akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit për mënyrën se si janë trajtuar fëmijët. Ndërkohë, institucionet lokale pranojnë se familja është e njohur për shërbimet sociale dhe premtojnë verifikime të mëtejshme pas denoncimit. Një histori që ngre pyetje të forta: Kur prindërit akuzojnë njëri-tjetrin, kush kujdeset për fëmijët?