Prej më shumë se gjashtë muajsh, Qazim Dana nga fshati Rrapë i Njësisë Administrative Luftinjë, Bashkia Memaliaj, përballet me një situatë të vështirë pasi shirat e janarit shkatërruan rrugën që e lidhte me banesën. I detyruar të kalojë në një shteg të ngushtë dhe të rrezikshëm, ai kërkoi ndihmë te institucionet vendore, por përgjigjja ishte e njëjtë: mungesë fondesh. Fiks Fare udhëtoi në zonë për të verifikuar denoncimin dhe u interesua pranë Njësisë Administrative Luftinjë dhe Bashkisë Memaliaj. Institucionet pranuan problemin, por thanë se mungesa e financimeve dhe nevoja për studime të thelluara gjeologjike kanë vonuar ndërhyrjen. Pas interesimit të Fiks Fare, Bashkia premtoi një zgjidhje provizore për kalimin e banorit deri në realizimin e projektit përfundimtar.