Moderatori nuk arrin ta mbajë dot Arben Meçe në vendin e tij. Ai debaton për fotot, nëse janë të realizuara apo jo me inteligjencë artificiale (AI). Meçe ngrihet nga vendi, shkon pranë monitorëve ku shfaqen pamjet dhe vazhdon debatin në studio. Moderatori i kërkon regjisë t’u ulë zërin të ftuarve, pasi nuk arrin ta ndalojë përplasjen mes tyre.