Për të gjitha këto problematika gazetarët kërkuan një përgjigje në Fondin e Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor. Ky i fundit përgjegjësinë ia adresoi Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit e cila ka bërë dhe tenderin. Drejtoresha e AKSHI- t e quajti këtë që ka ndodhur një problem teknik i cili sipas saj do zgjidhet shumë shpejt, pasi po punohet me vëmendje maksimale.