Nxënësit e gjimnazeve “Ismail Qemali” dhe “Asim Vokshi” zgjodhën t’ia urojnë ndryshe festën e 7 Marsit mësuesve të tyre. Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ata iu bashkuan nismës për mbjelljen e pemëve, por me qëllimin që pemët e mbjella të jenë dhurata e tyre për mësuesit këtë 7 Mars.